Shtyhet Prapë Seanca Kundër Ish-ministrave të Kulturës

Seanca kundër ish-ministrave Haraqija e Beqiri është shtyrë ngase mungoi një anëtar i trupit gjykues.

Kryetarja e këtij trupi njoftoi se anëtari që mungon ka thënë se ka një takim, por ai kishe thënë se do të jetë i pranishëm në këtë seancë, informatë tjetër nuk kishe kryetarja e trupit gjykues për mungesën e tij.

Për mungesë të tij nuk kishte kushte që seanca të mbahej. Seanca gjyqësore do të vazhdojë nesër.

Në këtë proces gjyqësor ish-ministrat e Kulturës Astrit Haraqija e Valton Beqiri akuzohen për shpërdorim të detyrës zyrtare, ose autorizimit, ndërsa pjesë e këtij gjykimi janë edhe producentët filmikë Armond Morina e Nehat Fejza që akuzohen për mashtrim.

Haraqija që drejtoi Ministrinë e Kulturës në vitet 2004-2007, më 27 shkurt 2006 kishte nënshkruar kontratë me Nehat Fejzën, pronarin e kompanisë “Concordia Pictures”, në vlerë prej 220,000 eurosh.

Ky ministër edhe më 30 janar 2007 nënshkroi një kontratë tjetër me Armond Morinën, pronar i kompanisë “Morina Films”, në vlerë prej 350,000 eurosh.