Rifillon pas Problemeve Teknike Seanca e Kuvendit Komunal të Pejës

Mbledhja e Kuvendit të Komunës së Pejës, e paraparë të fillonte sot në ora 10, nuk është mbajtur në këtë kohë, por u shty për në mesditë.

Shtyrja prej dy orësh erdhi për shkak të problemeve teknike që ka pasur me mikrofonat, të cilët nuk kanë punuar. Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Pejës, Islam Husaj, pas konsultimit me shefat e grupeve parlamentare, tha së për shkak të problemeve teknike seanca shtyhet për në orën 12 deri sa të zgjidhej problemi.

Islam Husaj, Kryesues i Kuvendit Komunal Pejë, kërkoi shtyrjen e seancës deri sa të rregullohej sistemi i zërit. “Kërkoj prej jush që të kemi mirëkuptim dhe ta shtyjmë mbledhjen për disa orë; po e shtyjmë për orën dymbëdhjetë nëse pajtoheni‘’.

Pas kësaj asamblistët liruan sallën e Kuvendit Komunal dhe u kthyen në orën 12:00. Raportohet se seanca vazhdon normalisht.