Përfundon Protesta, Qumështarët Hedhin Produkte Qumështi në Oborrin e Qeverisë

Protestuesit kanë hedhë në oborrin e Qeverisë produktet e qumështit të importuara nga jashtë në shenjë revolte ndaj politikave qeveritare për mbrojtjen e prodhimit vendor.

Me këtë aksion ata e kanë përfunduar protestën e sotme.

13:00

Nisi protesta e Shoqatave të Prodhuesve dhe e Përpunuesve të Qumështit. Me thirrjen e njëjtë “Vendore-Vendore” ata kanë marshuar nëpër sheshin ‘Nënë Tereza” dhe duke u ndalur para objektit të Qeverisë së Kosovës.

Aty ka edhe forca të policisë së Kosovës që gjenden pranë rrethojave të oborrit të Qeverisë.