Policia e Trafikut - Foto: KALLXO.com

Ministria e Infrastrukturës të Punojë për Rritjen e Sigurisë në Trafik

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga LDK, Njomza Emini, tha sot në seancën e Kuvendit se duhet të përmirësohet niveli i shërbimit për siguri në komunikacion. Ajo tha se aksidentet në komunikacion konsiderohen të rënda, andaj pret nga Ministri i Infrastrukturës të marrë masa për përmirësimin e nivelit të këtij shërbimi.

“Pres nga ministri i Infrastrukturës të marrë masa ose të përmirësohet niveli i shërbimit. Unë konsideroj që edhe në familjet e juaja ka pasur viktima nga aksidente në trafik. Konsideroj se ministri duhet të marrë masa”, tha deputetja Emini.

Sipas saj, shqetësim i qytetarëve janë edhe tarifat e kontrollit teknik dhe ajo propozoi rishikimin e këtyre tarifave.