Për 24 orë, 34 aksidente e 823 tiketa trafiku

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 34 aksidente në komunikacion.

Sipas policisë, 11 prej tyre ishin me të lënduar, ndërsa 23 të tjera ishin vetëm me dëme materiale.

Policia ka bërë të ditur se vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar gjithsej 823 tiketa.