Pejë, vdes duke pritur në stacion të autobusëve

Një person ka vdekur gjatë ditës së djeshme duke pritur në stacionin e autobusëve në lagjen “Dardania”, në Pejë.

Sipas njoftimit të policisë, mëngjesin e djeshëm, viktima derisa ishte duke pritur në stacion të autobusëve i është keqësuar gjendje shëndetësore.

I njëjti është dërguar në spital, ku është konstatuar vdekja e tij nga mjeku kujdestar.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.