PDK me aksion simbolik për Ditën e Europës

Me pankarta që shënojnë “Edhe unë jam Europë”, në gjuhë të ndryshme europiane, disa të rinj nga PDK-ja kaluan Ditën e Europës.

Donjet Bislimi, kryetar i Rinisë së PDK-së ka thënë se përmes kësaj simbolike e cila u realizua pesë minuta para se të shënonte ora 12, do të përçojë mesazhin që BE ka kohën e fundit që ta pranojë Kosovën.

Sipas Bislimit rinia kosovare ka potencial dhe meritojnë lëvizje të lirë nëpër Evropë.

“Përmes këtij aktiviteti dëshirojmë të përçojmë mesazhin drejtuar vendeve të Evropës. Jemi pak minuta para orës 12 që në mënyrë simbolike ta përçojmë idenë që është koha e fundit të be që ne si Kosovë të na pranojnë në gjirin e familjes evropiane aty ku e kemi vendin. Rinia kosovare ka potencial dhe shumë talente dhe si të tillë e meritojnë lëvizjen e lirë si të bashkëmoshatarëve nëpër Evropë që nëpërmes shkëmbimit të përvojave të kontribuojmë për një botë më të mirë”, ka thënë Bislimi

“Ne gjithmonë kemi qenë pjesë e simboleve dhe familjes evropiane dhe në vazhdimësi kemi dhënë kontributin tonë në mirëqenie dhe paqe e gjithë proceset që ka kaluar Evropa”, ka shtuar ai.