Arkiv Milan Radoiçiq, zëvendëspresident i Listës Serbe takohet me kryeministrin e Kosvës Ramush Haradinaj në korrik 2018. Foto: Zyra e Kryeministrit të Kosovës

Partneri i qeverisë Haradinaj i dyshuar në rastin Ivanoviq

Në komunikatën e policisë shkruhet se M. R. është i kërkuar lidhur me vrasjen e Oliver Ivanoviqit. Këto Iniciale përputhen me Milan Radoiçiq.

E konfirmon Policia, Milan Radoiçiq i dyshuar për vrasjen e Ivanoviçit

 

 

Po ashtu më herët KALLXO, raportoi se shtëpia e të dyshuarit Radoiçiq është bastisur nga njësitë speciale të Policisë së Kosovës nën mbikëqyren e Prokurorisë Speciale.

Specialët në veri, bastiset shtëpia e Milan Radoiçiqit

Radoiçiq është nënkryetar i “Lista Srpska” dhe është pritur në zyrën e kryeministrit Ramush Haradinaj disa herë.

Haradinaj pret në zyrë ‘njeriun e fuqishëm’ të veriut të Kosovës

Haradinaj flet pas aksionit në veri për arrestimet lidhur me vrasjen e Oliver Ivanoviçit

Haradinaj ka përkrahur aksionin gjatë ditës së sotme, duke deklaruar se “aksioni i policisë nuk ka të bëjë me zhvillimet politike”.