Arkiv - Ndizen qirinj në nderim të Oliver Ivanoviqit - Foto: KALLXO.com

Apeli kthen për rivendosje aktakuzën për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

 

Gjykata e Apelit pas më shumë se tre muajve vendosi për lëndën e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

Apeli si shkallë e dytë kishte për shqyrtim vendimin e datës 6 prill 2020, me të cilin nga gjykata e shkallës së parë ishte konfirmuar aktakuza për vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq.

Apeli pasi shqyrtoi lëndën, vendimin e datës 6 prill e prishi dhe lëndën e ktheu për rivendosje në Gjykatën e shkallës së parë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Gjykatës, Arbër Jashari.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi për rastin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq – LINK