Paraburgim të Dyshuarit për Sulm ndaj Asamblistit

Lajmin për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit M.K, e konfirmoi zyrtarja për Informim në Gjykatën Themelore në Pejë, Selvane Bukleta.

I kontaktuar nga KALLXO.com, Faruk Binakaj, mbrojtës i të pandehurit M.K, deklaroi se nuk pajtohet me shqiptimin e një mase të tillë dhe se do të parashtrojë ankesë ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit brenda 24 orëve.

“Ankesa është mjet i rregullt juridik gjë të cilin e kemi ndërmend ta shfrytëzojmë brenda afatit 24 orësh nga momenti i pranimit të aktvendimit”, deklaroi Binakaj.

Binakaj tha se gjykata është dashur t’i marrë në konsideratë arsyet për kundërshtimin e kësaj mase të parashtruara nga ai në seancën e djeshme.

Në lidhje me seancën e mbajtur për caktimin e paraburgimit, KALLXO.com, raportoi ditën e djeshme.

http://kallxo.com/10000-euro-dorezani-per-arrest-shtepiak/