Gjykata në Ferizaj

Paraburgim Babait që Theri Binjakët e Tij

Personit me inicialet D. K. që dje në Shtërpcë sulmoi me thikë dy foshnjat e tij i është caktuar paraburgimi prej një muaji nga Gjykata Themelore në Ferizaj

Lajmin për caktimin e paraburgimit e konfirmoi për KALLXO.com zëdhënësja e kësaj gjykate Albenora Bekteshi.

D.K., doli sot para gjykatës pasi dje u arrestua nga policia nën dyshimin se theri foshnjat e tij binjake, njëra nga të cilat vdiq në shtëpinë e shëndetit në Shtërpcë, ndërsa tjetra u transferua për kurim në Spitalin e Nishit.

Masën e paraburgimit për personin me inicialet D. K., e kërkoi sot Prokuroria Themelore në Ferizaj.

Kërkesën e prokurorisë për paraburgim e kundërshtoi në gjykatë Jakup Ramadani, avokati i të dyshuarit D. K.

Përmes telefonit, Ramadani tha për KALLXO.com se i mbrojturi i tij nuk ishte në gjendje të kontrollonte veprimet tij në çastin e sulmit.

“Ai në momentin kur ka ndodhur ky rast ka qenë në gjendje të goditjes së rëndë mendore”, tha Ramadani për KALLXO.com.

Dje KALLXO.com shkroi për këtë rast të rëndë.

http://kallxo.com/babai-ther-foshnjat-ne-shterpce/