Opozita në Sallën e Mbledhjeve Pas Fjalimit të Jahjagës

Deputetët opozitarë janë kthyer në sallën e mbledhjeve të Kuvendit, pasi bojkotuan fjalimin e Presidentes Jahjaga.

Pas fjalimit të Jahjagës, kryetar i Kuvendit Kadri Veseli tha se mbledhja e shtyrë për sot do të vazhdojë pas njëzet minutash.

Deputetët e opozitës aktualisht janë ulur nëpër bvendet e tyre, ndërsa nga salla e mbledhjeve janë larguar lulet që vendosen në rast të seancave solemne.

Mbledhja e Kuvendit qe ndërprerë të hënën, pasi nuk pati kuorum për votimin e anëtarëve të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.