Foto-ilustrim

Një i Vrarë në Prishtinë

Policia njofton se sot rreth  orës 02:30 ka marrë informacionin se në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë,  ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.

Sipas një komunikate të Policisë, me të dalë në vendin e ngjarjes është konstatuar se ka nga arma e zjarrit janë plagosur viktimat: N. S., 33 vjeç (i gjinisë mashkullore), dhe R.C., 19 vjeç (e gjinisë femërore), të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Mirëpo, N.S., nuk ka mundur t’i përballojë plagët e shkaktuara nga arma e zjarrit dhe rreth orës 04:00, nga QKUK-ja Policia është informuar viktima ka ndërruar jetë.

Aktualisht Policia ka arritur që të identifikojë një person si të dyshuar të mundshëm dhe është duke punuar për arrestimin e tij.

Ndërkohë që hetuesit policor, me një intensitet të shtuar kanë ndërmarrë një varg  veprimesh operative e hetimore, në përpjekje për  të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili është cilësuar si Vrasje e rëndë.