Foto: KALLXO.com

Vrasja në Prishtinë, babai dyshohet se vrau djalin

Një vrasje ka ndodhur rreth një orë më parë në rrugën “Ndue Përlleshi” në Prishtinë.

Dyshimet e para janë se babai ka vrarë djalin e tij. Viktima dyshohet se është A.K.

Ende nuk është e qartë se për çfarë motvi u krye ngjarja ndërsa KALLXO.com mëson se ka qenë babai i cili ka lajmëruar Policinë pas kryerjes së veprës.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka ndodhur vrasja duke mos dhënë detaje shtesë për shkak se janë në fazën fillestare.

“Menjëherë pas marrjes së informatës Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Aktualisht jemi në fazen fillestare të ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe atyre të ekzaminimit të vendngjarjes në funksion të ndriçimit të plotë të ketij rasti ”, ka thënë zëdhënësja e Policisë, Florie Ahmeti.