Nga një seancë ndaj deputetëve të VV-së | Foto: KALLXO.com
Një Seancë Tjetër Shtyn Gjykimin e Deputetëve të VV-së
Një gjykim tjetër ku Beqir Kalludra është pjesë e trupit gjykues ka ndikuar që të shtyhet për një orë gjykimi i katër deputetëve të VV-së për lotsjellësin e hedhur në Kuvend.
Seanca e gjykimit që ishte paraparë të niste në orën 9: 00 është shtyrë në orën 10:00.
I pranishëm në Gjykatën Themelore të Prishtinës është deputeti Armend Zemaj që pritet të dëshmojë sot.
Sot pritet të dëshmojë edhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli që mungoi në seancat tjera.
Më 1 dhjetor seanca kundër Albin Kurtit, Donika Kadaj-Bujupit, Albulena Haxhiut e Faton Topallit zgjati plot tetë orë.
Gjithçka që Ndodhi në 8 Orët e Seancës për Lotsjellësin në Kuvend
Katër deputetët e Vetëvendosjes akuzohen për përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare.