Një e Arrestuar, Dyshohet për Vjedhje të Parave në Kishë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të gjinisë femërore në fshatin Korminjan i Ulët të Ranillukut, nën dyshimin për veprën penale vjedhje e rëndë.

Sipas Policisë, rasti i vjedhjes është raportuar më 27.10.2016.

Në raportin e saj të përditshëm, Policia thotë se e arrestuara dyshohet të jetë autore e vjedhjes së një shume të hollash në kishë.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori, i cili ka urdhëruar që rasti të procedohet ne gjykatë.