Foto: Ilustrim

Një 30 Vjeçar u Gjet i Vdekur në Prishtinë

Në orët e pasdites policia ka zbuluar trupin e pajetë të një tridhjetë vjetari në një banesë në rrugën “UÇK”, në Prishtinë.

Personi, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, është gjetur në një banesë në rrugën “UÇK”.

E kontaktuar nga KALLXO.com, Zëdhënësja e Policisë, Florie Ahmeti tha se pasi kanë pranuar informacionin se në një banesë në këtë rrugë, Policia dhe ekip mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar se personi është gjetur pa shenja jete.

“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00, një person i gjinisë mashkullore rreth 30 vjeç është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet policore dhe ekipi ligjor ku edhe është konstatuar vdekja e tij”, tha Ahmeti.

Sipas policisë është hapur rasti si vdekje e dyshimtë, dhe me rekomandimin e prokurorit të shtetit është duke u hetuar motivi dhe rrethanat të cilat kanë të bëjnë me rastin në fjalë.