Ngjyrat e Prishtinës së Trazuar (FOTO)

Disa mbështetës të opozitës kanë ngjyrosur me të kuqe xhamat e kaltër të ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, të hënën pasdite.

Ata janë hedhur në protestë pas zhvillimeve të sotme të përsëritura në sallën e Kuvendit ku deputetët opozitarë hodhën sërish gaz lotsjellës.

Opozita është zotuar ta mbajë të bllokuar punën e Kuvendit deri në tërheqjen e marrëveshjeve për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe asaj për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Protestuesit kanë shkatërruar edhe bredhin e vendosur në sheshin qendror të qytetit nga komuna e Prishtinës.

Gazetarët e KALLXO.com nga qendra e Prishtinës kanë sjellë disa fotografi të situatës së krijuar.