Ndertesa e qeverisë, Prishtinë | Foto: Atdhe Mulla

Ngjarjet për Ditën e Martë

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq arrin në Kosovë ku do të pritet nga zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli. (Terminali VIP i Aeroportit “Adem Jashari”, ora 08:00)

-Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq pritet me nderime shtetërore. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 08:30, vetëm pamje) -Mbahet takimi i delegacionit të Kosovës dhe Malit të Zi. (Kabineti i Kryeministrit, ora 08:45. vetëm pamje)

-Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq mbajnë konferencë. (Objekti i Qeverisë, Salla P38, ora 09:40)

-Kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markoviq. (Kabineti i kryeparlamentarit, ora 10:10, vetëm pamje)

-Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë mban takim me delegacionin e shtetit gjerman, përfaqësues nga Qeveria Federale dhe ajo e Regjionit të Saksonisë se Ulët. (Objekti i AUV, zona industriale Fushe Kosove, ora 10:30)

-Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj raporton para Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri rreth zhvillimeve në Inspektoratin Policor të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 11:00)

-Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë dhe Teknologji. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

-Konstituohet Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore. (Kabineti i Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ora 11:00) -Mbahet koktej rasti me kompanitë nga vendi që punojnë me vendet e rajonit, në objektin e “Exclusive Group”. (Zona Industriale në Prishtinë, ora 11:00)

-Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate dhe Imunitete. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 13:00)