Foto: REL/Shutterstock

Ngacmim seksual në Vushtrri

Policia e Kosovës është duke e hetuar një rast të ngacmimit seksual.

Sipas Policisë, një qytetare nga Vushtrria është ankuar se nga një numër i panjohur i telefonit ka pranuar mesazhe dhe video intime nga një person i panjohur.

Mesazhet ankuesja i ka marrë që nga 4 qershori dhe rastin e ka lajmëruar dje rreth orës 13:00.