Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com
Nën Ndikimin e Alkoolit Sulmon Zyrtarët Policorë
25.1.2018 - 11:32
Në raportin ditor të policisë thuhet se dje rreth orës 19:30 një person është arrestuar në Lagjen “Arbanë” në Prizren, pasi ka sulmuar zyrtarët policorë nën ndikimin e alkoolit.
Gjate arrestimit të të dyshuarit tre zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
Të dyshuarit i është konfiskuar një pistoletë dhe katërmbëdhjetë fishekë.
Me urdhër të prokurorit të dyshuarit i është caktuar ndalimi policor.
Edhe më 15 janar KALLXO.com ka shkruar për një rast të ngjashëm.
http://kallxo.com/dehuri-sulmon-policet/