Foto-ilustrim

Në Prizren, babai e ther të birin me thikë

Policia e Prizrenit ka njoftuar se sonte rreth orës 18:00 pjesëtarë të saj kanë reaguar pas një thirrjeje nga Emergjenca e Spitalit Rajonal, e cila bënte me dije për një rast të plagosjes.

Sipas njoftimit të Policisë Rajonale të Prizrenit, pas hetimeve fillestare besohet se një mosmarrëveshje në mes djalit dhe babait kishte eskaluar në përdorim të thikës, më të cilën babai e plagos djalin në pjesën e krahut.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor dhe pritet të lirohet nga Spitali ndërkaq Policia e ka arrestuar të dyshuarin dhe e ka sekuestruar një thikë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.

Ende nuk dihen shkaqet që i paraprinë këtij incidenti, thekson Policia.