Kryeministri Isa Mustafa, i shoqëruar nga zv.kryeministri Ramiz Kelmendi dhe ministri Avdullah Hoti gjatë vizitës në fabrikën e çipsave "VIPA" - Foto: KALLXO.com

Mustafës Nuk i Intereson Posti i Ri i Vuçiqit

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa, nuk deshi të komentojë fitoren e homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiqit, në zgjedhjet presidenciale të Serbisë.

“Nuk do të ketë asnjë efekt në prodhimin e patateve”, tha kryeministri Mustafa gjatë një vizite në fabrikën e prodhimit të çipsave në Pestovë të Vushtrrisë kur u pyet se cili është komenti i tij rreth zgjedhjes së Vuçiqit.

Mustafa nuk është përgjigjur as në lidhje me Marrëveshjen e Demarkacionit, për të cilën ishte diskutuar se do të shkojë gjatë këtij muaji në Kuvend.

“Për neve është i rëndësishëm zhvillimi ekonomik, të krijojmë hapësirë për punësimin e të rinjve. Çështjet e tjera mbesin t’i diskutojmë kur të diskutohen ato çështje, por sot nuk e shoh të arsyeshme të flasim jashtë kësaj pune“, u shpreh i pari i Qeverisë.

Zgjedhjet e djeshme presidenciale në Serbi i ka fituar kryeministri aktual, Aleksandar Vuçiq, me afro 55 për qind të votave.

http://kallxo.com/vuciq-fiton-zgjedhjet-presidenciale-serbe/