Takimi Mustafa-Zhbogar | Foto: Zyra e Kryeministrit

Mustafa Falënderon Zhbogarin dhe Miglietta-n

Sipas komunikatës së Kryeministrisë, Mustafa falënderoi Samuel Zhbogarin  “për angazhimin e madh gjatë misionit në Kosovë, duke vlerësuar kontributin e tij për thellimin e progresit në shumë fusha”.

Mustafa sipas komunikatës tha se Zhbogar avancoi proceset integruese të Kosovës.

Komunikata tregon se Zhbogar falënderoi Kryeministrin Mustafa për bashkëpunimin, ndërsa shprehu përkrahjen e mëtejme për Kosovën.

Mustafa po sot në takim lamtumirës priti edhe komandantin e KFOR-it gjeneral-majorin Guglielmo Luigi Miglietta, të cilin gjithashtu e falënderoi për punën, duke theksuar “respektin dhe vlerësimin maksimal të qytetarëve dhe të Qeverisë së Kosovës për punën e KFOR-it”.

ZKP-4