Foto: Kallxo

Mungojnë deputetët, dështon shqyrtimi i raportit të Këshillit për Trashëgimi Kulturore

Mbledhja e Komisionit Parlamentar për Kulturë ka dështuar sot për shkak të mungesës së deputetëve.

Kjo ka bërë që ky komision të mos shqyrtojë Raportin vjetor të  Këshillit të Kosovës për Trashëgimin Kulturore.

Pavarësisht telefonatave të administratës së Kuvendi- pjesë e komisionit, për të parë nëse deputetët janë duke ardhur ne mbledhje, edhe pse me vonesë nuk është arritur kuorumi për shqyrtimin e raportit.

Për mungesë kuorumi, komisioni e ka e shtyrë diskutimin për javën që vjen.

Kryetari i komisionit Ismajl Kurteshi ka kërkuar nga administrata që dështimi i kësaj mbledhje të evidentohet në uebfaqen zyrtare të Kuvendit, pasi sipas tij, mungesa e deputetëve në mbledhjet e komisionit është evidente.

“Dështimi i këtij takimi për të shqyrtuar raportin e KKTK të evidentohet edhe ne faqen zyrtare të Kuvendi pasi nuk është hera e parë që ndodhë kjo”, ka pohuar Ismajli.

Pas largimit të zyrtarëve të KKTK, komisioni ka vazhduar me diskutime për çështje të ndryshme që janë në kompetencë të tij.