Mimoza Kusari-LIla | Foto: KALLXO,com

Kusari- Lila: Kosova po funksionon si diktaturë presidenciale

Deputetja nga Alternativa, Mimoza Kusari- Lila, mos prezencën e deputetëve në sallë e ka quajtur neglizhencë. Sipas sa nuk mund të barazohet seanca e thirrur nga opozita me atë të thirrur nga Qeveria.

“Si alternativë kemi deklaruar se barazimi me një seance që ek thirrur qeveria me seancën e jashtëzakonshme për ta mbrojt integritetin territorial të vendin, nuk mund te barazohen. E vlerësojmë si neglizhencë ikjen e deputetëve të pozitë”, ka thënë Kusari- Lila.

Sipas saj mënyra se si është duke funksionuar sot shteti i Kosovës, tregon se jemi në një shtet ku ka diktaturë presidenciale.

“Nëse shikohet sot funksionaliteti i shtetit, atëherë kemi një sistem presidencial diktatorial”, ka deklaruar ajo.

Ndryshe edhe sot për mungesë kuorumi ka dështuar të mbahet seanca e thirru nga opozita.