Prishtina në ditë me shi - FOTO Arbisa Shefkiu - KALLXO - 09.04.2019
Moti, edhe sot me shi
14.5.2019 - 07:53
Vendi ynë vijon të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik duke mbajtur mot me vranësira të dendura dhe reshje shiu.
Reshjet e shiut në vendin tonë janë prezente edhe sot që prej orëve të para të mëngjesit.
Meteorologët parashikojnë që temperaturat minimale për sot të lëvizin nga 7 deri në 9 gradë celsius, ndërsa ato maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 15 deri në 17 gradë celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi deri 19m/s.