Ilustrim

Ministria e Infrastrukturës përuron tri rrugë të reja në Gjakovë

Tri rrugë të reja pritet të inaugurohen sot  në Komunën e Gjakovës.

Kështu njoftoi Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj i cili nën shoqërinë e kryetarit të Gjakovës, Ardian Gjini, të hënën do të përurojë disa rrugë në komunën e Gjakovës.

“Shiriti i parë inaugurues do të prehet në rrugën Bardhaniq – Dashinoc rreth 7 kilometra e gjatë, në ora 11:00,  për të vazhduar në rrugën Skivjan – Novosellë, e gjatë rreth 2 kilometra. E fundit që do të vizitohet për këtë ditë nga ministri Lekaj, është rruga Pnish – Damjan me gjatësi mbi 5 kilometra” , thuhet në njoftim