Ministri Bytyqi: Shumë shpejt mes Kosovës dhe Shqipërisë s’do të ketë asnjë taksë

Shumë shpejt mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk do të ketë asnjë taksë.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Arsimit i Kosovës, Shyqiri Bytyqi.

Në profilin e tij në “Facebook”, Bytyqi ka shkruar:

“Pas shumë diskutimeve, shumë shpejt mes Kosovës e Shqipërisë nuk do të ketë asnjë taksë! Urime!”.

Këtë informacion ministri kosovar e ka shoqëruar me një fotografi, në të cilën shihen kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe disa ministra të tij, si dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, dhe ministrat Shyqiri Bytyqi, Endrit Shala, Skender Reçica dhe Dardan Gashi.