Vizita në Minierën e "Trepçës"

Ministrat Serbë Kundër Projektligjit për Trepçën

Në mbledhjen e qeverisë ku po diskutohet për projektligjin për Trepçën, anëtarët serbë të kabinetit qeveritar u deklaruan kundër nismës së qeverisë për këtë ligj.

Zëvendës Kryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq, tha se anëtarët serbë të kabinetit qeveritar nuk kanë qenë pjesë e hartimit të ligjit.

“Nuk kemi marrë pjesë në hartim të projektligjit, pak jemi kontaktuar. Kjo po bëhet temë politike dhe jo ekonomike. Do të vazhdojmë të jemi kundër”, tha zëvendës kryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq.

Kundër projektligjit u deklarua edhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Lubomir Mariq.

“Kam shumë të panjohura për këtë projektligj, ka pika kundërthënëse dhe me këtë po dyshoj që po i shkelin marrëveshjet ndërkombëtare siç është MSA. Me këtë ligj po hapim çështje të reja andaj komuniteti serb është kundër këtij projektligji”, tha Mariq