Skënder Kaçiu (duke votuar), dekan i ri i Fakultetit të Bujqësisë
Më në Fund, Bujqësia Zgjedh Dekanin
Profesori Skënder Kaçiu është zgjedhur dekan i Fakultetit të Bujqësisë.
Në votimin e dytë, Kaçiu mori 23 vota përballë Fadil Musës që mori 17. Dy fletëvotime ishin të pavlefshme.
Votimi i parë për dekan dështoi pasi tri raundet e mbajtura nuk nxorën një dekan kështu që gara u desh të përsëritej me kandidatë të tjerë.
Dekani i ri, menjëherë pas zgjedhjes, tha se nuk ka qenë i përgatitur që të garojë, mirëpo e kishte pranuar kandidimin “pas situatës së krijuar”.
“Premtoj se do të punoj në të mirë të fakultetit duke i shfrytëzuar të gjitha njohuritë te cilat i kam dhe do jem një përfaqësues i denjë për fakultetin”, tha Skënder Kaçiu.
Edhe në votimin e dytë, u desh të mbaheshin dy raunde të votimeve pasi që asnjëri nga kandidatët nuk mori numrin e nevojshëm të votave.
Përderisa Skender Kaçiu mori 15 vota, Fadil Musa mori 8. Dy kandidatët tjerë Afrim Hamidi e Xhavit Ramadani morën nga 9 përkatësisht 8 vota.
http://kallxo.com/deshton-zgjedhja-e-dekanit-te-bujqesise/