Mbi 100 të vrarë në sulmet në kisha dhe hotele në Sri Lankë

Të paktën 100 njerëz raportohen të jenë vrarë dhe qindra të tjerë u plagosën në shpërthimet në kisha dhe hotele në Sri Lanka.

Janë raportuar të paktën gjashtë shpërthime.

Tre shpërthime në Kochchikade, Negombo dhe Batticaloa u shënuan gjatë festimeve të Pashkëve.

Shangri La, Cinnamon Grand dhe Kingsbury, të gjitha në Colombo, u goditën gjithashtu, transmeton rtv21.tv.

Dita e Pashkës është një nga festat më të mëdha në kalendarin e krishterë./21Media