Flamuri gjerman i gjatë 5.5 km, Foto: BBC/AFP

Mbështetja për Gjermaninë në Kupën e Botës me flamurin 5.5 km të gjatë

Një fermer nga Bangladeshi ka treguar mbështetjen e tij për Gjermaninë në Kupën e Botës në një mënyrë të pazakontë, me një flamur të bërë në shtëpi me gjatësi 5.5 km, raporton BBC.

Amjad Hossain, 69 vjeç, thotë se dashuria e tij për Gjermaninë ka filluar pasi ka përdorur mjekësinë homeopatike gjermane për një gur të tëmthit.

Ai filloi të punojë në flamur dy vjet pasi Gjermania priti Kupën e Botës 2006 dhe vazhdoi të shtonte në turnetë pasues.

Ai madje ka shitur tokën për të blerë mjaft pëlhurë të zezë, të kuqe dhe ngjyrë ari.

Flamuri u zbulua të martën në një shkollë në qytetin Magura të zotit Hossain, rreth 100 kilometra në perëndim të kryeqytetit Dhaka.

Sipas AFP, ai ka në plan të shfaqë flamurin në stadiumin e vendit të tij nëse Gjermania arrin deri në raundin e dytë të Kupës së Botës dhe tha për ekipin e tij të preferuar: “Dua futbollin gjerman, ata luajnë futboll të bukur”.

Kjo nuk është hera e parë që Hossain ka pushtuar titujt e gazetave me flamurin e tij.

Gjatë Kupës së Botës në vitin 2014, kur flamuri ishte vetëm 3.5 km i gjatë, ambasada gjermane në Bangladesh e bëri atë anëtar të përhershëm në tifozërinë e ekipit kombëtar gjerman, një top, një dresë të ekipit dhe një certifikatë mirënjohje.