Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Mashtroi një person për rregullim të pasaportës serbe, përfundon në pranga

Një person është arrestuar pasi ka mashtruar një person tjetër për rregullim të pasaportës së Serbisë.

Në raportin ditor të policisë thuhet se në rrugën “Bajram dhe Gursel Sylejmani” në Ferizaj, gjatë ditës së djeshme një person ka informuar se është mashtruar nga një person, pasi ky i fundit i kishte premtuar se do t’ia rregulloj pasaportën e Serbisë.

Sipas viktimës në këmbim të rregullimit të pasaportës i dyshuari ka kërkuar 500 euro kesh dhe një veturë.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.