Përvjetori i 20-të i masakrës në Krushë të Vogël, mars 2019 - Foto: EPA/ Valdrin Xhemaj

Masakra në Krushë, Millosh Petkoviq lirohet nga Gjykata

Gjykata e Prishtinës e ka shpallur të pafajshëm Millosh Petkoviqin i akuzuar për krime lufte kundër civilëve në Krushë të Vogël, ka thënë sot avokati i tij, Lubinko Todoroviq, për BIRN.

Todoroviq ka thënë se klienti i tij e ka dëshmuar në Gjykatës se ai ishte i pafajshëm rreth pretendimeve për vrasjet në masë në Krushë të Vogël të Prizrenit, vrasje që kanë ndodhur më 26 mars 1999, raportoi RTV Mir.

Petkoviq ishte arrestuar në Hungari në shtator të vitit të kaluar në bazë të një fletë-arresti të lëshuar nga EULEX dhe ishte sjellë në Kosovë për të dalë para gjykatës në maj të këtij viti.