Foto: Kallxo.com

Lojërat në Tenderët për Ekskursione

Hulumtimi tregon që maturantët paguan çmime me të shtrenjta për qëndrimin e tyre në Shqipëri edhe pse çmimet në hotelet e Durrësit mbeten të njëjta, 11 euro për qëndrimin 1 ditor.

Maturantët e Prishtinës paguan shuma me të shtrenjta edhe pse kishin mundësi të zgjedhin më lirë. Ruzhdi Kurtishaj nga kompania “Sharr Travel” thotë së maturantët e gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë paguan nga 10 euro me shumë vetëm pse u zgjodh kompania “Shpejtimi”.

“Shqetësimet tona i kemi raportuar edhe të kryetari i komunës së Prishtinës, shkolla ‘Sami Frashëri’ është në Prishtinë dhe shkoni e shikoni me kënd kanë udhëtuar, sa kanë qenë ofertat tjera dhe për të gjitha vitet e ke kompaninë ‘Shpejtimi’ me çmimin më të shtrenjtë”, thekson Kurtishaj.

Konkurrenti i Kurtishajt, Ekrem Veselaj nga kompania “Shpejtimi” tha se gjithçka ka shkuar në rregull me këtë tender.

“Udhëzimi i arsimit qartë e përcakton se kriteret i përcakton këshilli i shkollës, këshilli i prindërve dhe në asnjë mënyrë nuk e përcakton çmimi dhe nuk është kriter çmimi po primare është ushqimi dhe akomodimi”, theksoi Veselaj.

Sa kanë paguar maturantët dhe çka thonë palët tjera përkëta tenderë, mund ta shihni në linkun e mëposhtëm: