Ilustrim

Leposaviq: Arrestohet duke kontrabanduar mallra

Një burrë i komunitetit serb është arrestuar nga njësia policore, e cila e ka shoqëruar në stacion, pasi që i njëjti kishte kaluar kufirin në mënyrë ilegale.

Sipas Policisë së Kosovës në raportin 24 orësh, tek i dyshuari janë gjetur mallra ushqimore të kontrabanduara.

Ndërkohë, që është bërë e ditur se rasti është dërguar në procedurë të rregullt.