LDK kërkon seancë të jashtëzakonshme për votimin e raportit hetimor për ‘gylenistët’

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka njoftuar se sot në Kuvendin e Kosovës kanë dorëzuar kërkesë për seancë të jashtëzakonshme për shqyrtimin dhe votimin e Raportit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me rastin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq.

“Me mbështetje të partive opozitare dhe disa deputetëve të pavarur, sot kemi dorëzuar kërkesën për seancë të jashtëzakonshme parlamentare për shqyrtimin dhe votimin e Raportit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me rastin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, të gjeturat nga ky komision hetimor, si dhe raporti i plotë janë miratuar nga Komisioni pas shumë shtyrjeve.

“Për arsye të mosfunksionimit të Kuvendit, si dhe zvarritjeve tjera të qëllimshme, ky raport ende nuk ka dalë në rend dite në seancë të rregullt”, vijon njoftimi i këtij subjekti politik.

Me 15 maj 2019 ,me 7 vota për Komisioni Hetimor Parlamentar për dëbimin e 6 shtetasve turq në mars të vitit të kaluar, ka miratuar raportin e punës së tij, raport ky i cili është nxjerr nga intervistat që Komisioni i ka bërë me akterët e përfshirë në këtë deportim.

Deputetët që kanë votuar për miratimin e këtij raporti janë: Xhelal Sveçla (LVV), Anton Quni(LDK), Driton Selmanaj (LDK), Muharrem Nitaj (AAK), Sami Kurteshi (LVV), Haxhi Shala(NISMA), Frashër Krasniqi (PSD) ndërsa ata që nuk e votuan ishin deputetët e PDK-së.

Deputetët sytë kah prokuroria e gishtin kah Presidenti për deportimin e gylenistëve