Ky është niveli i ajrit të ndotur sonte në Prishtinë

Sipas matjeve të Ambasadës amerikane në Prishtinë, ajri sonte është në shkallën më të lartë të ndotjes, që nga dimri i kaluar.

Tani ajri është në shifrën 161 (i dëmshëm). Kurse nga matjet e orës 19:00, shkalla e ndotjes ishte në 166.

Ndotja e ajrit është shkaktuar pas rënies së temperaturave, por edhe për shkak të mungesës së erërave, të cilat e largojnë tymin e shkaktuar nga ndotësit e ndryshëm, si nga KEK-u, përdorimi i lëndëve djegëse për ngrohje dhe ndotja nga veturat./21Media