Kuvendi Nis Sezonin me Shtyrje të Mbledhjes

Deputetë të Kuvendit të Kosovës e kanë nisur ditën e parë të punës për këtë vit me shtyrjen e mbledhjes së një komisioni.

Sekretaria e Kuvendit kishte dërguar një ftesë se sot Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri do të takohej për të diskutuar lidhur me Raportin e Performancës së Ndëmarrjeve Publike për vitin 2014 dhe shqyrtimin e Planit të punës së Komisionit të tremujorit të parë për vitin 2016.

Por gazetarët janë pritur te dera e sallës ku duhej të mbahej kjo mbledhje nga një zyrtar i administratës së Kuvendit i cili u ka thënë përfaqësuesve të mediave se mbledhja është shtyrë për javën tjetër.

Nuk është dhënë ndonjë arsye për shtyrjen e mbledhjes.

Deputetët janë në pushim dimëror që nga 17 dhjetori kur qe mbajtur seanca e fundit për sesionin vjeshtor.

Anëtarët e Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, i cili dështoi të mblidhej sot.
Anëtarët e Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, i cili dështoi të mblidhej sot.