Kuvendi i Maqedonisë së Veriut - Foto: Rtv21

Kuvendi i Maqedonisë Miraton Ligjin për Dëshmitarët e Mbrojtur

Kuvendi i Maqedonisë me 86 vota “për” solli ndryshimet dhe përmbushjet ligjore të Ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve, me procedurë të shkurtuar.

Për ndryshimet votuan edhe deputetët e VMRO-DPMNE-së, të cilët zyrtarisht janë kthyer në Kuvend.

Nevenka Stefanovska, nga radhët e VMRO-DPMNE-së, tha se grupi punues i cili ka punuar për këto ndryshime nga opozita ka pasur 11 propozime dhe mbi këto janë bërë intervenime në tekst, shkruan tv21.tv.

Stamenkovska para deputetëve tha se janë të vetëdijshëm se Ligji nuk është ideal, por siç tha ajo është shumë më i mirë nga ai i mëhershmi çka ishte propozuar nga LSDM-ja.

“Në bazë të propozimeve të dorëzuara nga ana e VMRO-DPMNE-së, në ligjin ekzistues për mbrojtjen e dëshmitarëve, mund të themi se deri diku drejtësia mund të jetë e kënaqshme. Jemi  të vetëdijshëm se ligji nuk është ideal, por shumë më i mirë nga ai i mëhershmi çka ishte propozuar nga LSDM”, tha Stamenkovska./21Media