Kujtim Gashi uron xhudistet për medaljet në Abu Dabi

Ministri për Kulturë Rini dhe Sport, Kujtim Gashi ka pritur sot në takim xhudistët Majinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi, si dhe trajnerin Driton Kuka.

Ministri në këtë takim ka uruar për medaljet dhe për prezantimin e suksesshëm të Kosovës në “Grand Slamin” i cili u mbajt në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe nga 27 deri më 29 tetor.

“Xhudistët bashkë me trajnerin Kuka me punën dhe suksesin e tyre po e mbajnë në piedestal xhudon kosovare por edhe po e promovojnë dhe forcojnë edhe imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare”, ka shkruar Gashi në postimin e tij në facebook.

Ministria tutje ka shtuar se MKRS do të mbështesë edhe më tutje sportin e xhudos.

“MKRS-ja do ta mbështesë edhe më tutje dhe më fuqishëm sportin e xhudos në vendin tonë tashmë pas cilësisë dhe talenteve që kemi në këtë sport duke e krijuar një traditë të rëndësishme”, ka përdunduar Gashi.