Blerim Kuçi, deputet i AAK-së

Kuçi kundërshton bashkëpartiaken, sot duhet të votojmë vetëm një Rezolutë

Deputeti i Aleancës për Armërinë e Kosovës, Blerim Kuçi, në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ka thënë nuk duhet të votohen sot dy rezoluta për një ditë.

“Ne nuk duhet të votojmë tjetër rezolutë sot, por vetëm pikën e tertë të rendit të ditës e cila është për Gjenocidin e kryer të Serbisë në Kosovë. Tema bosht edhe më e rëndësishme është që ka të bëj me Gjenocidin e kryer në Kosovë, nëse na votojmë ndonjë rezolutë tjetër i humbë kuptimi kësaj të parës”, ka thënë Kuçi në fjalën e tij në Kuvend.

Ai ka kundërshtuar propozimin e bashkëpartiakës, Donika Kada Bujpi e cila në fjalën e saj në Kuvend propozoj që të miratohet edhe një rezultuarën për gratë e dhunuara gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Rezoluta që e propozoj Donika [Kadaj Bujupi], unë e votova vetë, por duhet me që pjesë e kësaj rezolutë, por jo rezolutë në vete, e jo dy a po tri rezoluta”, tha ai.

https://kallxo.com/kadaj-bujupi-propozon-rezolute-per-grate-e-dhunuara-gjate-luftes-ne-kosove/?fbclid=IwAR0VNS4mORSYpF1E5bG6b81xZFGStP6Ex_5xk_X9b_nrr6e3IMPTHZ1ukZY