Kryeministri Haradinaj takon balerinët kosovarë, premton mbështetje për BKK-në

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka pritur të enjten, më 20 dhjetor 2018, në një takim të veçantë Bordin Drejtues të Baletit Kombëtare të Kosovës.

Gjatë këtij takimi balerinët kosovarë kanë marrë premtimet e kryeministrit se Qeveria e Kosovës do t’i kushtojë vëmendjen e merituar Baletit Kombëtar të Kosovës, me qëllim që ky institucion të vazhdojë punën e tij sipas dinamikave të parapara.

Takimin me KD të BKK-së, Haradinaj e ka bërë publik vet përmes llogarisë së tij në facebook.

Sipas kryeministri Baleti Kombëtar i Kosovës është pjesë e identitetit tonë kulturor dhe në historinë e tij gjysmëshekullore ka arritur suksese impresive edhe në arenën ndërkombëtare.

“Me përfaqësuesit e Bordit Drejtues të Baletit Kombëtar të Kosovës, biseduam për mundësitë e ngritjes së mëtejme të këtij arti, si një nga parametrat e vlefshëm të Kosovës në botë. Qeveria e vendit”, ka shkruar ndër të tjerash kryeministri pas takimit me balerinët kosovarë.