Ramush Haradinaj. Foto: Kallxo.com

Kryeministri Haradinaj reagon pas zhdukjes së dy policëve në Lepenc

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas lajmit se mbrëmë dy policë kanë rënë në lumin Lepenc dhe që nga ai moment konsiderohen të zhdukur.

Kryeministri e ka quajtur shumë pikëllues lajmin për zhdukjen e dy policëve të Kosovës në lumin Lepenc.

Ai ka thënë se ndan shqetësimin me familjarë dhe miq në këtë fazë shumë të vështirë të shpresës dhe frikës për fatin e policëve.

“Ngjarjet si kjo na bëjnë të mos harrojmë kurrë se policia e Kosovës është ajo që me shumë mund dhe shpesh dhe sakrificë kujdeset që ne të jetojmë në ambient të sigurtë”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në “Facebook”.

Ai ka falenderuar të gjitha njësitë relevante, Policinë e Kosovës, FSK-në, zjarrëfikësit dhe të gjithë të përfshirët në kërkim të dy policëve.

KALLXO.com raportoi mbrëmë se pas një aksidenti trafiku, dy pjesëtarë të Policisë kanë rënë me makinën e tyre në lumin Lepenc.

http://kallxo.com/policet-bien-ne-lepenc/

Aksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21 :00 në magjistralen Kaçanik – Hani i Elezit.