Foto: Ilustrim
Kosovës i Përgjysmohet Eksporti i Kafshëve dhe Produkteve të Tyre
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) është vetëm 48 mijë euro vlera e kafshëve të gjalla dhe produkteve të tyre që Kosova eksportoi në muajin shkurt.
Në muajin i cili numëron 28 ditë, eksporti ditor e kishte vlerën mesatare mbi 1 mijë e 700 euro.
Në krahasim me muajin e njëjtë të një viti më parë, “eksporti simbolik” pothuajse u përgjysmua me një rënie prej 40 për qind me eksportin e shkurtit të 2017-ës që kishte vlerën e 80 mijë eurove.
Atë muaj, mesatarja ditore kalonte 2 mijë 800 euro eksport.
Në anën tjetër importi i tyre kap shifra milionëshe.
Janë 8.4 milionë euro importe të kafshëve të gjalla dhe produkteve me origjinë nga kafshët.
Kjo shifër është pak më e lartë në krahasim me shkurtin e 2017-ës ku importi kaloi 8.2 milionë euro.
Ky lloj importi kishte mesatare ditore prej 296 mijë deri 301 mijë euro në ditë.