Kosovarët ia kujtojnë Mogherinit premtimin për liberalizim pas ratifikimit të demarkacionit

Kryeshefi Ekzekutiv i Fondacionit “Sfidat e Mijëvjeçarit”, Petrit Selimi, në një vjetorin e ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin me Malin  e Zi ka ironizuar me një postim të përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini që e kishte bërë një vit më parë.

Mogerhini në postimin e saj kishte uruar Kosovën për ratifikimin e marrëveshjes duke theksuar se pas kësaj do të bëhet liberalizimi i vizave.

E për këtë, Selimi ka reaguar duke e quajtuar “premtim bosh” deklaratën e Mogerhinit.

“E dashura Premtim Bosh, gëzuar përvjetorin. Shpresoj të harrohesh shpejt në luginën e ëndrrave të thyera, pritjeve të gjata për liberalizim të vizave dhe izolim të plotë, të ftohtë dhe të pangopur. I juaji, në një qosh!”, ka shkruar Selimi në postimin e tij në Twitter.

Të njejtin mendim si Selimi kanë ndarë edhe disa komentues të tjerë nga Kosova drejt Mogerhinit.