Arkiv- Kartëmonedha euro - Foto: REL/AFP

Kosova s'merr asnjë cent nga veriu në tatim në pronë

Për tri vjet, nga 2016 deri 2018, në arkën e shtetit u mblodhën mbi 71 milionë euro nga tatimi në pronë nga Komunat.

Nga kjo shumë del  një mesatare prej 23.9 milionë euro çdo vit.

Për dallim nga disa komuna që rritën të hyrat nga ky lloj tatim, disave të tjera iu zvogëluan.

Ndërkaq  komunat veriore (Mitrovicë Veriore, Zveqan, Leposaviç dhe Zubin Potok), të banuara me shumicë serbe injoruan ligjet që obligojnë vjeljen dhe administrimin e këtij lloj tatimi duke mos e mbledhur asnjë cent.

Në kuadër të tatimeve direkte, ku bëjnë pjesë tatimi në të ardhura të korporatave, tatimi në të ardhurat personale dhe tatime tjera direkte, bënë pjesë edhe tatimi në pronë. Nga tatimet direkte në arkën e shtetit u mblodhën 267 milionë e 504 mijë euro. Tatimi në pronë si fokus i kësaj analize kontribuoi me rreth 9 për qind apo 24 milionë e 196 mijë euro me pjesëmarrje në tatimet direkte.

Bazuar në infrastrukturën ligjore, që rregullon vjeljen e tatimit në pronë, nga ky lloj i tatimit në arkën shtetit në vit mblidhen në mes 22 e deri në 25 milionë euro në vit.

Në vitin 2018-të u volën vetëm 24 milionë e 198 mijë euro që paraqet një rritje prej 8 për qind në raport me vitin 2017-të, apo 1 milionë e 789 mijë euro. Mirëpo në krahasim me vitin 2016-të, mbledhja e të hyrave është më e ulët rreth 4 për qind apo shprehur në numra për 932 mijë euro.

Në vitin 20116-të u mblodhën 25 milionë e 128 mijë euro tatim.

Për tri vjet në Kosovë u mblodhën 71 milionë e 731 mijë euro.  Trendi i këtyre të hyrave tregon se të hyrat më të lartë ishin në vitin 2016-të me mbi 25.1 milionë euro ndërsa më e ulët në vitin 207-të me 22.4 milionë euro.

Çdo vit në Republikën Kosovës mesatarisht mblidhen 23 milionë e 910 mijë euro nga ky lloj i tatimit.

Komunat me trend rritës/rënës të hyrave tatimore

Në Kosovë, evidentohen katër komuna të hyrat e të cilave kanë shënuar rritje nga viti nga 2016-të e këndej.

Komunat: Gllogoc, Obiliq, Graçanicë dhe Vushtrri kanë rritur mbledhjen e të hyrave nga viti në vit nga tatimi i pronës.

Për dallim nga komunat e sipërpërmendura, të cilat kanë realizuar trend rritës të hyrave, disa komuna tjera që nga 2016-ta kanë pësuar rënie të vazhdueshme të hyrave.

Komunat: Gjilan, Novobërdë, Partesh e Ranillug pësuan rënie të vazhdueshme.

Përderisa Komuna e Novobërdës ka realizuar të hyra 113 mijë euro në viti 2016-të, në 2018-ën kjo komunë ka realizuar gati përgjysmë më pak apo vetëm 59 mijë euro.  Gjithashtu edhe Komuna Partesh ka realizuar vetëm 7 mijë euro për dallim nga viti 2017-të ku realizoj 12 mijë euro dhe 21 mijë euro të vitit 2016-të.

Komuna Ranillug, në vitin që shkoi grumbulloi vetëm 24 mijë euro duke shënuar kështu vlerën më të ulët në tri vitet e fundit.

Në vitin 2016-të, kjo komunë vjeli 49 mijë euro nga taksa e pronë dhe duke përgjysmuar në 25 mijë euro në vitin 2017-të.

Edhe komuna e Gjilanit, nga viti 2016-të që shonoi vlerën e 1 milionë 799 mijë eruo në vitin 2018-të ato ranë në 1 milionë e 412 mijë euro.

Për dallim nga këto komuna, komuna tjera të Kosovë të cilat raportuan të hyrat e tyre në lidhje më këtë lloj tatimi pësuan luhatje përgjatë tri viteve.

Komunat veriore e injorojnë Ligjin që obligon vjeljen e këtij tatimi

Edhe në Raportin Vjetor Financiar për vitin 2018-të, të Republikës së Kosovës,  katër komunat veriore vazhdojnë të mos jen në mesin e komunave që raportoj për të hyrat e tyre nga tatimi në pronë.

Qytetarët e katër komunave veriore vazhdojnë të mos paguajnë tatimin në pronës. Ata madje mund të ndërtojnë objekte pa pasur nevojë që të paguajnë për leje ndërtimore siç kërkohet me ligj. Ky privilegj për banorët e këtyre katër komunave mundësohet nga krerët e komunave veriore, të cilët ‘refuzojnë’ t’i zbatojnë ligjet e Republikës së Kosovës.

Janë katër Komuna (Mitrovica Veriore, Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit) të cilat nuk e zbatojnë Ligjin për Tatimin në Pronë dhe atë për lejet e Ndërtimit.

Mos-zbatimin e këtyre ligjeve nga ana e këtyre komunave e ka konstatuar Zyra Kombëtare e Auditimit me rastin e auditimit të raporteve financiare për vitin 2016. Kjo e gjetur ishte prezente te komuna e Mitrovicës së Veriut, ajo e Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit.

Vjedhja Institucionale Tatimore në Veri

‘Toka e askujt’, dora e shtetit nuk mbërrin në veri të Kosovës