Kosova po Përballet me Korrupsion që nga Shpallja e Pavarësisë

Në një tryezë të organizuar nga Lëvizja FOL, diplomatja holandeze u shpreh se korrupsioni është sfida  kryesore në Kosovë.

“Që nga pavarësia e saj në vitin 2008, Kosova po ballafaqohet me sfida të mëdha dhe korrupsioni ende mbetet sfida më e madhe aktualisht”, tha ambasadorja e Holandës.

Ambasadorja foli edhe për mendimin e qytetarëve rreth korrupsionit duke treguar se 46% e qytetarëve mendojnë se niveli  i korrupsionit është rritur gjatë 3 viteve të fundit.

Ndërsa rreth 43% të qytetarëve kanë deklaruar se institucionet e publike të Kosovës nuk kanë ndërmarrë asnjë përpjeke serioze për të zbatuar masat antikorrupsion, tha Wiells.

Drejtori i Lëvizjes FOL, Petrit Zogaj, tha se kjo organizatë në bashkëpunim me Ambasadën e Holandës ka për qëllim  që te promovojë qytetari aktive dhe të monitorojë politikat qeveritare.

“Qëllimi ynë përmes Qendrës Edukim Antikorrupsion është të promovojmë qytetari aktive, aktivizimin e njerëzve në shoqëri dhe monitorimin e politikave qeveritare”, tha Zogaj.

Gjatë kësaj konferencë u bë edhe prerja e shiritit për dhomën në të cilën do të mbahen të gjitha hulumtimet për korrupsion nga të gjitha organizatat në Kosovë.