Foto: REL/AFP

Kosova hap katër ambasada jashtë Europës

Kosova do të shtrijë dhe përforcojë rrjetin diplomatik në disa kontinente.

Kjo pasi që autoritetet kosovare do të hapin gjatë këtij viti ambasada në Tajlandë, Bangladesh, Kolumbi dhe Ganë.

Nëpërmjet këtyre misioneve të reja diplomatike, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës synon të mbulojë edhe disa shtete të tjera nëpërmjet akreditimeve jo-rezidente, me qëllimin e zgjerimit të bashkëpunimit dhe vendosjes së partneriteteve sipas interesave të përbashkëta.

Ministria e Punëve të Jashtme tashmë ka ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet për procedurat respektive, që ndërlidhen me hapjen dhe funksionalizimin e plotë të këtyre ambasadave.